Halitjaha para pjesëtarëve të FARK-ut: Nëse s’kanë qenë në UÇK, ku kanë luftuar këta?

PUBLIKUAR

Ish komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ka pasur grupime të tjera që kanë luftuar në Kosovë, përveç UÇK-së.

Halitjaha ua bëri një pyetje anëtarëve të FARK-ut, duke u thënë se nëse nuk kanë qenë me UÇK-në, atëherë me kënd kanë luftuar.

“Duhet me i pyet se ku kanë luftuar dhe për kënd. Nëse kanë luftuar në Kosovë, atëherë kanë qenë me UÇK-në. Nuk ka pasur ushtri tjetër”, tha ai.

“Do të ishte ideale që të ekzistonte një ombrellë. Por nuk është e vërtetë. Të gjitha grupimet kanë qenë në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Unë kurrë në luftë nuk kam dëgjuar këso gjëra. Nuk ka qenë as pyetje se a ke qenë me FARK-un. Nuk mund ta mohoj se ka pasur fërkime. Por po të kishte luftime ndërmjet grupimeve do të ishte shumë e papërballueshme. Ne edhe ashtu kemi qenë pak kundër armikut”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...