Izbica, fshatrat përreth, Komuna e Skënderajt dhe mbarë Kosova, sot përkujtojnë 147 shqiptarët, të të gjitha moshave, burra dhe gra, civilë të paarmatosur, të cilët 16 vite më parë u pushkatuan dhe u masakruan më pastaj barbarisht nga forcat serbe.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke përkujtuar këtë datë thotë se masakra e Izbicës dhe ajo e Reçakut sensibilizuan dhe vunë në fuqishme diplomacinë ndërkombëtare.
“Masakra e Izbicës zahdon të mbetet e freskët në kujtesën e popullit shqiptar si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë, e cila krahas Masakrës së Reçakut, sensibilizoi fuqishëm opinionin demokratik dhe vuri në lëvizje politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare për ta goditur sa më fuqishëm ushtarakisht regjimin kriminal të Milosheviqit dhe dhënë fund dhunës dhe terrorit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha Haliti.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i popullit tonë për viktimat e masakrës së Izbicës”, tha ai. /Telegrafi/


