Haliti: Kuvendi nuk i ka votat e sigurta për ratifikimin e Demarkacionit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti thotë se Kuvendi ende nuk i ka të sigurta votat për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK-në, zyrtari i lartë i PDK-së thotë se kalimi i shpejtë i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës do ta përshpejtonte edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Çështja e demarkacionit duhet t’i nënshtrohet një analize të gjithanshme në parlament dhe jashtë parlamentit me specialistë dhe me mendime të kundërta duke u ballafaquar me fakte. Por unë mendoj se kemi ngelë keq për ta bind njëri-tjetrin që duhet apo nuk duhet që ta miratoj parlamenti i Kosovës. Në anën tjetër unë mendoj që ne akoma nuk i kemi votat të sigurta në qoftë se Qeveria e sjellë çështjen e demarkacionit për ta ratifikuar në Kuvend. Unë nuk jam i sigurt që i kemi votat për ta votuar’, tha Haliti.

SHIKO MË SHUMË

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Çka pret Thaçi nga vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga...

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...