Haliti: Komuna e Vitisë, e para që realizoi premtimet e dhëna

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Janjevë – Prishtinë, nga dita e hënë fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit

  Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar  se nga sot, Janjeva dhe Prishtina...

Lipjan, arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje – sekuestrohen armë

Mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor të...

haliti-komuna-e-vitis-euml-e-para-n-euml-kosov-euml-q-euml-realizoi-premtimet-e-dh-euml-na_hdSokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë thotë se gjatë gjashtë muajve të qeverisjes komunale janë bërë shumë punë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës. Edhe përkundër sfidave, sipas tij, Vitia ka qenë ndër komunat e para që ka realizuar premtimet e dhëna.

Sokol Haliti tha se këto vlerësime janë dhënë edhe nga organizatat dhe instancat monitoruese, si KDI dhe shumë organizata tjera, nga të cilat Komuna e Vitisë është radhit ndër dy komunat e para sa i përket realizimit të premtimeve si projekte infrastrukturore, higjenosanitare, ambientaliste, shëndetësore, rinore, revitalizuese, bujqësore, si dhe aspektet ligjore.

Haliti tha se projektet infrastrukturore që janë kryer, ose që janë në fazën përfundimtare janë: Asfaltimi i rrugës në fshatin: Pozheran – Sllatinë e Poshtme; Kanalizimi në fshatin Devajë, Gërmovë, Fshati i Ri; si dhe janë finalizuar procedurat për fillimin e rregullimin të kanalizimit në fshatin Gushicë.

Sipas tij, ambienti i Komunës së Vitisë ka ndryshuar.

“Komuna e Vitisë asnjëherë nuk ka qenë më e bukur dhe më e pastër, kjo fal punës dhe angazhimit të drejtorisë përkatëse dhe bashkëpunimit të ngushtë me këshillat e fshatrave”, ka theksuar Haliti.

Ai gjithashtu ka thënë se gjatë këtij gjashtëmujori është hapur reparti i gjinekologjisë, janë kryer procedurat e tenderimit për renovimin e objektit të QKMF-së, Emergjencës në Viti, duke shtuar se së shpejti fillon ndërtimi i ambulantes në Pozheran, si dhe është punuar fusha e sportit dhe staza e vrapimit në fshatin Skifteraj.

“Komuna e Vitisë është e vetmja që ka përfituar dy projekte nga Komisioni Evropian: Rregullimi i shtëpisë së Kulturës dhe rregullimi i parkut të qytetit”, ka vlerësuar kryetari Haliti.

Haliti tha se janë kryer dy projekte revitalizuese në shkollat e fshatrave Terstenik dhe Verban.

“Komuna e Vitisë është përfituese e projektit të komasacionit për vitin 2014, projekt i cili zgjat së paku 4 vjet. Po ashtu, së shpejti fillon rregullimi i rrugëve bujqësore, gjithashtu janë subvencionuar 203 fermer me foli polietileni për serrat e tyre familjare. Në këtë periudhë qeveria komunale është marrë me seriozitet të madh dhe ka përgatitur një plan të veprimit për inkasimin e mjeteve nga tatimi në pronë, dhe ka përgatitur një plan të veprimit lidhur me ngritjen e të vjelave nga tatimi në pronë, me çka ka filluar edhe dhënia e rezultateve të para”, tha Haliti

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 11 armë zjarri dhe 99 armë të ftohta

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 161 urdhëresa të...

Moti sot, temperatura arrin në 36 gradë

Sot pritet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, por me rritje...

Faton Hajrizi varroset të dielën

Faton Hajrizi, varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në...