Halimi si Totti, shënon gol të bukur me parabolë (Video)

PUBLIKUAR

Besar Halimi padyshim që është njëri ndër lojtarët më në formë shqiptarë në vitin e fundit dhe sukseset ai po i vazhdon me skuadrën e tij FSV Frankfurt.

Në një ndeshje miqësore, FSV Frankfurt ka shënuar fitore 3:1, ndaj Berliner AK, ndërsa golin e parë e shënoi talenti kosovar, Besar Halimi.

Ishte pikërisht një gabim i mbrojtësit mysafir dhe topi shkoi te Halimi, i cili shënoi nga një largësi rreth 18 metrave me një parabolë.

Tifozët e FSV Frankfurtit, golin e Halimit e kanë krahasuar me atë të legjendës së Romës, Francesco Totti që i shënoi Interit vite më parë edhe pse ishte nga një pozitë tjetër.

Kujtojmë që Halimi është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij në Bundesliga 2 me katër gola të shënuar, ndërkohë që ka bërë edhe pesë asistime.

Në këtë takim luajtën edhe Fanol Perdedaj dhe Edmond Kapllani që shënoi golin e tretë për Frankfurtin. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...