Halimi kërkon Kryetarit Ahmeti, zyre për deputetët e Kosovës nga radhët e Lipjanit

PUBLIKUAR

Deputetja Selvije Halimi ka kërkuar sot nga kryetari i Komunës Imri Ahmeti, që të mundësoj një zyre për deputetet nga Lipjani, që të jenë sa ma afër qytetareve Lipjanas.

“Unë dërgova kërkesën me shkrim që të lejohet një zyre për deputet të zonës, projekt që ka filluar para dy mandateve, që deputetet e zonës të kenë një zyre në kuadër të komunës. Shpresoj në mirëkuptimin e kryetarit Ahmeti që do të na lejojnë, jemi 3 deputet nga Lipjani”tha Halimi.

Selvije Halimi konfirmon për LipjaniNews se nuk beson se do të ketë ndikime politike, por gjithçka mund të jetë e pritshme.

“ Pres që do të na lirojnë një zyre për shfrytëzim, nuk besoj që do të ketë ndikime, pse është i një subjekti tjetër politik, por gjithçka është e pritshme”, tha Halimi./ LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisje në...

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...