Hakohet faqja e Postës së Kosovës në Facebook

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme drejtori i shtijës dhe marketingut në Postën e Kosovës është ankuar në Policinë e Kosovës se llogaria e PTK-së në rrjetin social “Facebook” është hakuar, raporton Express.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se llogaria e PTK-së është përvetësuar nga persona të panjohur dhe i është ndërruar emri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 29.10.2021-20:05. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor i shitjes dhe marketingut në Postë-Telegrafin e Kosovës) ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri.   Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...