Haki Abazi: Hashim, Kadri, Isë – urime puna e re për UNMIK-un!

PUBLIKUAR

Analisti politik, Haki Abazi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku u miratua rezoluta për Kosovën, sipas së cilës u fuqizua roli I UNMIK-ut në Kosovë. Abazi, në një shënim në Facebook ka uruar Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Kadri Veselin për këtë arritje.

“Administrimi nderkombtar nuk ka perfunduar- Kjo ka qene rrene, mbetet rrene dhe sot u vertetua qe rrenat nuk jane gjera qe mshihen. Hashim, Kadri dhe Ise – urime puna e re per UNMIK.

Arnaut eshte emertimi i Osmanlinjeve dhe tani Turqve per popullin me Arna ( harrna). Kjo klase politike me udhehqes analfabet dhe e pakurriz e te korruptuar eshte vertet e harrnuar ne koke dhe nuk e ka as idene me te vogel se si e ka katandisur vendin. Keta jane vazalet e atyre qe fyenin atehere, qe po fyejne sot dhe nuk i bjen hesap as per pese pare sepse kur e tradhtuan interesin e vendit te tyre pse nuk do t’i tradhetoni ata.

Por vertet qytetaret jane vigan liberator siq i quante Noli e Konica dhe jam i bindur se qytetaret do mbesin e vazalet do te ikin” (sic.), ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...