Hakeri nga Kosova që i ndihmoi ISIS-in dënohet 20 vjet burg

PUBLIKUAR

Hakeri nga Kosova, Ardit Ferizi. i cili dyshohej se i kishte ndihmuar grupit terrorist ISIS duke iu siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të Qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, është dënuar më 20 vjet burg.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi, derisa të premten Gjykata e Virgjinias në Amerikë e ka dënuar me 20 vjet burg, raporton Associated Press, njofton Insajderi.

Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve të qeverisë dhe ushtrisë amerikane. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këta emra në internet.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...