Hajrullahu: Ju premtoj se ne do të jemi një opozitë e denjë dhe do jemi zëri i juaj në çdo sfidë

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK-së në Lipjan, Ismet Hajrullahu përmes një shkrimi ka ka falenderuar qytetarët për mbështetjen ndaj tij, dhe siq ka thënë ai forca për ndryshimin e madh, gjithnjë do të jetë përkrah jush!

Ky është postimi Hajrullahut:

Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit,

Edhe pse rezultati i sotshëm nuk ishte rezultati për të cilin ne çdo ditë punuam kaq shumë gjatë muajit te fundit që ishim sëbashku, ne duhet të ndihemi krenarë për punën e palodhshme që kemi bërë.
Prandaj, unë ju falenderoj nga zemra secilit prej jush për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Uroj që problemet e mëdha të cilat kurrë nuk ju ndanë komunës sonë, si ato të papunësisë, arsimit, ujit të pijëshëm, kanalizimit, barazisë gjinore, e shumë probleme të tjera, në krye me korrupsionin që padyshim eshte reflektuar edhe në kuadër të kësaj fushate, të zgjidhen sa më shpejt.

Gjithësesi, ju premtoj se ne do të jemi një opozitë e denjë dhe do jemi zëri i juaj në çdo sfidë.

Forca për ndryshimin e madh, gjithnjë do të jetë përkrah jush!

Me respekt,
Ismet Hajrullahu

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...