Hajnuni në takim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës Obiliqit

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, gjatë ditës ka pritur në takim Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Obiliqit, po ashtu bëhet e ditur se ishte ky një takim i organizuar nga OSCE.

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave të dy Kuvendeve Komunale, kisha nderin qe në zyrën time të pres Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Obiliqit z. Adem Preniqi dhe bashkëpunëtorët e tij, tha Hajnuni.

“Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zyrtarët e OSCE-së dhe vlerësimi i tyre ishte që Kuvendi i Komunës së Lipjanit është shembull i mirë në rajon për mënyrën e organizmit dhe udhëheqjen e mbledhjeve”, ka shkruar Hajnuni.

“Natyrisht që ne çmojmë jashtëzakonisht shumë vlerësimin pozitivë të OSCE-së për Kuvendin e Komunës sonë dhe e falënderojmë për iniciativa të tilla të cilat kanë synim rritjen e rolit të kuvendeve në përputhje me kompetencat ligjore”, tha ajo. /LipjaniNews.com/

15338628_1200898169988127_144426665084560803_n

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...