Hajnuni: Është nder për mua në veçanti, që zgjedhjet e 22 tetorit të më rendisin si GRUAN më të VOTUAR në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vlora Limani Hajnuni, kandidate për asamble Komunale në Lipjan, e cila mori mbi 300 vota për asamble del të jetë ndër femra më të votuara në Lipjan.

Ajo gjatë ditës përmes një postimi në facebook ka shkruar dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët e mbështetën përgjatë këtyre ditëve.

“Është nder për mua në veçanti, që zgjedhjet e 22 tetorit të më rendisin si GRUAN më të VOTUAR në Komunën e Lipjanit, nder ky i cili pastaj më ngarkon me përgjegjësinë e të qenurit në krye të detyrës për çka edhe jam zgjedhur”, ka shkruar ajo.

Ky është postimi nga Hajnuni:

Të dashur familjar
Të nderuar bashkëvendës, ju lipjanas të nderuar
Tani më kur numërimi i votave të zgjedhjeve lokale po i afrohet fundit dhe më që shumica nga ne që kemi qenë në garë tani më i kemi rezultatet e përafërta, dua t’ju falënderoj të gjithë juve që besuat në ne dhe që edhe për një mandat na besuat qeverisjen e Lipjanit. Jam e lumtur që në këto palë zgjedhje, përveç FITORËS bindëse të kryetarit AHMETI, votuesi Lipjanas pas shumë vitesh, ka vendos që LDK të udhëheq edhe me Kuvendin duke e votuar me mbi 10400 vota listën e kandidatëve tonë për Kuvend.
Është nder për mua në veçanti, që zgjedhjet e 22 tetorit të më rendisin si GRUAN më të VOTUAR në Komunën e Lipjanit, nder ky i cili pastaj më ngarkon me përgjegjësinë e të qenurit në krye të detyrës për çka edhe jam zgjedhur. Në Lipjan, 2013-ta ishte viti i thyerjes së tabuve, se gratë nuk mund të udhëheqin institucione të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi i Komunës. Ndërsa 2017-ta na tregoj që me punë dhe guxim, gratë dhe vajzat mund të jenë shumë të votuara, pavarësisht ambientit “të egër politik” në të cilin garojnë.
Do vazhdojmë të punojmë ashtu siç e filluam para katër viteve: ME NDER, KRENARI DHE BESIM, duke qenë plotësisht në shërbim të qytetarit.
#MePunëPërLipjanin
E juja!
V. Limani Hajnuni

SHIKO MË SHUMË

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...