Kryesuesja e Kuvendit në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni e pyetur se cili është momenti që nuk e dëshironi gjatë punës si kryesuese e kuvendit Komunal në Lipjan?, ajo ka thënë se kur detyrohet ta lexoj Rregulloren e Punës së Kuvendit.
“Kur detyrohem që të lexoj Rregulloren e Punës së Kuvendit! Natyrisht edhe pse kjo është detyrë e imja si Kryesuese e Kuvendit, megjithatë konsideroj që ka kaluar mjaft shumë kohe sa që kjo çështje ka qenë dashtë të tejkalohet tash më. Të gjithë ne jemi anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të qytetarëve dhe në këtë formë të gjithë ne jemi të ngarkuar me punë dhe detyra publike prej të cilave rrjedhin pastaj edhe përgjegjësit. Ne duhet të jemi në nivelin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë që gjatë punës tonë si kuvendar jo vetëm të nxjerrim akte ligjore të ndryshme por edhe ti respektojmë dhe zbatojmë ato në praktikë. Edhe rregullorja e punës së Kuvendit është një akt i votuar nga Kuvendi dhe si e tillë deri sa është e plotfuqishme duhet të respektohet”, ka thënë Hajnuni.
“Në situata të tilla zakonisht mundohem të jem e qetë, të dëgjojë dhe vlerësoj në mënyrë që ta kuptoj thelbin e problemit sepse deri tek një gjendje jo e zakonshme vije si rezultat i një moskuptimi, keq informimi apo keqinterpretimi të çështjes së caktuar për të cilën jo rrallë herë ndodhë të jetë shkaktar fjalori jo adekuat politik”, pohon Hajnuni në një intvervisë ditë më hetët për LipjaniNews.


