Shtëpia e trajnerit të PSG-së në Paris, Unai Emeryt, është plaçkitur nga hajnat të enjten në mëngjes, derisa trajneri ishte në Strasbourg për ndeshjen e PSG-së për Kupën e Ligës së Francës.
Bashkëshortja e tij ka zbuluar se prona e tyre ishte thyer nga hajnat, me fanellat e Neymarit dhe dokumente rreth transferimeve të klubit në mesin e gjërave të vjedhura, transmeton Express.
Besohet se hajnat i kanë vjedhur në total 20.000 euro, një Rolex dhe dy çanta Chanel. /Express/


