Hajnat e maskuar dhe nën kërcënimin e armës plaçkisin postën e shpejtë në Kaçanik

PUBLIKUAR

Policia njofton se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur viktimën mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizës me veturën e tij(postë e shpejtë) në Kaçanik, raporton Gazeta Express.

Sipas raportit 24 orësh plaçkitësit i kanë grabitur 562 euro dhe janë larguar me motoçikletë.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik 05.11.2021 – 18:00. Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës i kanë grabitur 562 €, dy telefona dhe çelësat e makinës. Të dyshuarit  janë larguar me motoçikletë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...