Hajnat e armatosur e plaçkitin yllin e Spanjës

PUBLIKUAR

Alvaro Morata ka rënë viktimë e një trendi në rritje të plaçkitjeve në shtëpitë e futbollistëve të famshëm në Spanjë.

Një grup personash të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit të huazuar në Atletico Madridit, derisa ai po luante për Kombëtaren e Spanjës në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian 2020 kundër Ishujve Faroe, transmeton Gazeta Express.

Familja e tij, megjithatë, ka qenë në shtëpi gjatë plaçkitjes, sipas mediave spanjolle.

Plaçkitësit kanë vjedhur gjëra më vlerë shumë të lartë ekonomike dhe sentimentale, si dhe u kanë shkaktuar dëme emocionale atyre që ishin në shtëpi gjatë kohës së plaçkitjes.

Policia kishte reaguar shpejt, por pa ia dalë t’i kapë plaçkitësit.

Familjarët e Moratas kanë shpëtuar pa lëndime, derisa policia i ka nisur hetimet për këtë rast. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...