Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në orën 17:00, në fshatin Rakinicë të Skenderajt, shkruan Express.
Viktima ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro dhe kanë dëmtuar një televizor në vlerë prej 1 mijë e 200 euro.


