Hajdini: Viti 2016 ëshë viti më i sukseshëm në realizimin e të hyrave nga tatimit në pronë

PUBLIKUAR

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Lipjan, Shkelzen Hajdini përmes një postimi në facebook ka thënë se viti 2016 ëshë viti më i sukseshëm në realizimin e të hyrave nga Tatimit në Pronë.

“Tejkalohen të gjitha vitet paraprake dhe të gjitha parashikimet. Në këtë vit, Komuna e Lipjanit ka realizuar të hyra nga tatimi në prone gati edhe një herë më shumë se në vitin 2013, atëherë kur nuk ishim ne. Totali i të hyrave te realizuara nga tatimi në pronë në vitin 2016 është 838,950.51€. Ndërsa, në vitin 2013 ishte 493,668.13€. Dallimi në mes të këtyre viteve është 345,282.38€”, ka shkruar ai.

Sipas Hajdinit, Ky tregues dëshmon profesionalizmin në Komunën e Lipjanit dhe bashkëpunimin e ngushtë të Komunës me qytetarin.

“Andaj, falenderoj Kryetarin kampion Imri Ahmeti, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit për kontributin e dhënë në arritjën e këtij suksesi. Jeni shembull i një qeverisje të mirë dhe një qytatarie aktive të kyqur drejtëpersëdrejti në vendimmarrje”, ka shkruar Drejtori Hajdini.

“Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të reja ngase kështu ne sigurojmë kopshte të reja për femijët tonë, shkolla me të mira, fusha të sportit, hapësira të reja gjelbëruese për ne, femijët dhe prindërit tonë si dhe investime tjera të cilat ndikojnë drejtëpersëdrejti në mirëqenien tonë.#meprofesionistët” ka përfunduar ai. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...