Hajdari: Po shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut

PUBLIKUAR

Në kohën kur ka rritje enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore bazë, sidomos të vajit, inspektorët e tregut nuk po arrijnë të mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka konfirmuar se ka mungesë të inspektorëve të tregut dhe se po shohin mundësitë që të shtohet numri i tyre.

“Ka mungesë të inspektorëve për disa sektorë, por siç e dini prej zgjedhjeve të fundit e kemi synimin si qeveri për rritjen e numrit të inspektorëve. Kemi shtuar numrin e inspektorëve në AVUK për shkak të gjendjes me pandeminë dhe do të shikojmë mundësinë për rritjen e numrit të inspektorëve të tregut. Kemi shtyrë përpara Ligjin për Inspektimin i cili do të bëjë një reformë të tërësishme në inspektimet në Kosovë. Do të kemi rishikim të të gjithë ligjeve dhe akteve nënligjore në muajt në vijim”.

“Do të mirëfunksionojmë tregun me sa shumë inspektime në të ardhmen, edhe me rritjen e numrit të inspektorëve dhe me ngritjen e platformave digjitale për inspektime që do të koordinohen përmes një inspektori të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit”, tha ajo në konferencën për media pas vizitës në një fabrikë të vajit në Gjilan, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...