Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

PUBLIKUAR

(E plotësuar) Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka folur për ngjarjet e sotme në këtë ministri, ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Ajo ka thënë se zyrtarët e arrestuar janë të pafajshëm dhe nuk sheh asnjë arsye që ajo të japë dorëheqje

Ministrja Hajdari ka thënë se ministria që ajo udhëheq mirëpret çdo hetim që ka të bëjë me blerjen e rezervave shtetërore.

“Provat e marra nga policia në MINT janë të klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia e njësisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim dorëzim të këtyre provave ka qenë ne kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë Hajdari, transmeton Telegrafi.

Më tej, ministrja ka thënë se është e sigurt se i gjithë procesi i furnizimi me mallra për rezervat shtetërore ka qenë i rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...