Nesër para Kuvendit dhe Qeverisë, veteranët e luftës së UÇK-së, do të protestojnë kundër miratimit të Projektligjit për Pagën Minimale, ku nuk u përfshinë veteranët. Kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, tha se qeveria aktuale është “qeveri antiluftë dhe antiveteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Ne nuk kemi kërkuar paga, por kemi kërkuar të drejtën tonë dhe Qeveria ka ardhë në pushtet ka ardhë për të krijuar rend dhe rregull, t’i trajtojë të gjithë qytetarët barabartë. Prandaj kjo qeveri, me sjelljen e saj arrogante, edhe po shihet që kjo qeveri nuk i ka dasht veteranët dhe nuk i don dhe pa hezitim po i quaj se është një qeveri antiluftë dhe antiveteranë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha Hajdari në Frontal të t7.


