Hahn: Zgjedhjet nuk nënkuptojnë fund të proceseve reformuese në Maqedoni

PUBLIKUAR

Në përgjigjen e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, dhënë për ”Radio Evropa e Lirë”, thuhet se me marrëveshjen politike për zgjedhje më 11 dhjetor dhe me fillimin e numërimit 100 ditorë deri në zgjedhje, respektohet ajo që është arritur në marrëveshje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth pyetjes nëse është i sigurtë se zgjedhje do të ketë në dhjetor në Maqedoni, Hahn thekson se me zgjedhjet nuk përfundon procesi reformues në Maqedoni.

Për eurokomisionerin Hahn, zgjedhjet janë të rëndësishme pasi që mund t’i japin fund krizës deri në një fazë të caktuar, por me zgjedhjet nuk i vjen fundi reformës së patjetërsueshme.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...