Hahn në Beograd flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Komisioneri i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, ndodhet në Beograd për një vizitë gjatë së cilës do të takohet me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kabinetin e ri qeveritar.

Gjatë vizitës Hahn do të bisedojë me zyrtarët serbë për hapat e mëtejmë në rrugën e Serbisë drejt BE-së, si dhe t’ jap një mbështetje të plotë të BE-së për programin e reformave në procesin e integrimeve evropiane të Serbisë, ka thënë delegacioni i BE-së në Serbi.

“Pres me padurim takimin me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me ministrat e Qeverisë së re që ka shprehur synimin për vazhdimin e programit ambicioz të reformave në procesin e integrimeve evropiane. Dua që t’ju siguroj sërish se Serbia e ka përkrahjen e BE-së në secilin hap në këtë rrugë”, tha Hahn në prag të vizitës së tij, thuhet në kumtesë.

Duke folur për përparësitë në periudhën e ardhshme, komisioneri Hahn tha se në kuadër të procesit të anëtarësimit përfaqësuesit e BE-së do të përqendrohen në punën me autoritetet serbe në temat e rëndësishme si fuqizimi i sundimit të ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Duam që të ofrojmë një mbështetje teknike dhe financiare me qëllim që të vazhdojë konsolidimi fiskal, të nxisim rritjen ekonomike dhe të sigurojmë mundësi më të mira për ndërmarrjet, sidomos për ndërmarrësit e rinj dhe në përgjithësi rininë”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn të shtunën do të takohet me kryeministrin Vuçiq dhe do t’i drejtohet anëtarëve të Qeverisë së Serbisë. (REL)

SHIKO MË SHUMË

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president Postimi i plotë: Të dashur qytetarë të Republikës së...

Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor që...