Hadërgjonaj: Morëm një pikë të rëndësishme, duam fitoren të martën

PUBLIKUAR

Kosova arriti dje barazim në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024.

“Dardanët” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Izraelit, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Ai tha se morën një pikë të rëndësishme, kurse duan tri pikët ndaj Anodrrës.

“E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, shkroi Hadërgjonaj.

Kujtojmë se të martën, Kosova e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Andorrën. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...