Hadërgjonaj, mbrojtësi që po rritet me hapa gjigant në Bundesliga

PUBLIKUAR

Të transferohesh nga kampionati zviceran në Bundesliga nuk është gjë e vogël dhe këtë gjë e ka bërë së fundmi Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi fantastik nga Kosova, ka shkëlqyer për dy vite në skuadrën ku u rrit si futbollist, Young Boys Bern për t’i bërë të gjithë për vete.

Kishte kaluar shumë kohë që Young Boys Bern nuk kishte shitur ndonjë futbollist të tyre në Bundesliga dhe tani ata krenohen që arritën ta bënin këtë gjë me Hadergjonajn.

Deçanasi la kampionatin zviceran për t’iu bashkuar Ingolstadtit për dy milionë euro.

Në shtatë ndeshje ai nuk ishte ftuar fare në bankë nga trajneri i sk

Hadergjonaj sa ishte pjesë e futbollit zviceran tek Young Boys Bern

uadrës gjermane, mirëpo arriti në fund t’i bind të gjithë me cilësitë e tij.

“Fillimi për mua në Bundesliga ka qenë tejet i vështirë. Kam luajtur në fazën përgatitore por në ndeshjet e para gjithmonë kam qëndruar në tribuna, ishte e vështirë”, rrëfehet Hadergjonaj për Telegrafin.

Ishte java e tetë në Bundesliga dhe Ingolstadt do të priste gjigantin Borussia Dortmund kur erdhi edhe radha për të debutuar Hadergjonaj në Bundesliga.

Të debutosh në Bundesliga është një ëndërr e realizuar për djaloshin, mirëpo të futesh nga minuta e parë ndaj Dortmundit ishte diçka e madhe për të.

“Edhe pse nuk luaja gjithmonë jepja maksimumin në stërvitje dhe pritsha rastin tim. Kur mora vesh se do të jem titullar ndaj Dortmundit kisha shumë emocione pasi po luanim ndaj një skuadre të madhe”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...