Habit Wenger: Në Arsenal s’kthehem kurrë, bile as për t’i shikuar ndeshjet

PUBLIKUAR

Arsene Wenger e ka hedhur poshtë çdo mundësi të kthehet në Arsenal në çfarëdo mënyre, madje as për t’i shikuar ndeshjet e ish-klubit, si dhe e ka pranuar se ndihet i lumtur që e pa Liverpoolin duke dështuar ta përsërisë sezonin e Arsenalit të tij të pamposhtur.

Francezi nuk punon si trajner më që prej se i dha fund pushtetit 22-vjeçar në Londrën veriore në verën e vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Tri herë fituesi i Premierligës me Arsenalin pritej t’i kthehej zejes së trajnerit, por s’e ka bërë një gjë të tillë deri tani.

Tani, Wenger është duke punuar si shef i zhvillimit të futbollit global në FIFA.

I pyetur nëse do të kthehej në Arsenal, qoftë si tifoz, Wenger u përgjigj për beIN SPORTS: “A do të kthehesha në Emirates Stadium? Gjithmonë i kam thënë vetes se Arsenalin do ta lë përgjithmonë. Këtë vendim e kam marrë”.

“E kam drejtuar këtë klub në 1.235 ndeshje, kam pasur ditë të mirë dhe të këqija atje, por gjithmonë jam përpjekur t’i mbroj vlerat e klubit. Dhe mendoj se ia kam dalë”, shtoi ai.

I pyetur nëse është i lumtur që Liverpooli nuk mundi ta përfundojë sezonin si skuadër e pamposhtur, të cilën e ka arritur vetëm Arsenali i tij në Premierligë, Wenger tha: “Po, ishte një farë lumturie”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...