Habit Wenger, dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i hapur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por vetëm në bazë të kushteve që ai i vlerëson si optimale.

Wenger u largua nga Arsenali pas plot 22 vjetëve në vitin 2018 dhe tani është duke punuar si shef i ri i FIFA-s për Zhvillimi ne Futbollit Global, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse është i etur për të punuar sa më shumë në punën e re, francezi e pranon se i mungon zeja e trajnerit dhe thotë se mund të rikthehet aty nëse i ofrohet pozita e duhur.

“Çdo ditë dua t’i stërvit lojtarët, këtë gjë e kam bërë gjithë jetën time”, tha Wenger për Europe 1.

“Jam 70 vjeç, kam dhënë shumë. A duhet të rrezikoj paksa me shëndetin tim? Nuk mund t’i bëj gjërat në gjysmë, prandaj ia bëj vetes këtë pyetje”.

I pyetur nëse çfarë do të nevojitet për ta bindur të bëhet përsëri trajner, Wenger u përgjigj: “Kushtet të cilat unë i vlerësoj optimale. Ndryshe, s’e bëj”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...