Luka Modric këmbëngul se nuk ka qenë pranë largimit nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, përkundër se ishte raportuar fuqishëm nga mediat spanjolle dhe italiane se ai i kishte kërkuar klubit ta linte t’i bashkohej Interit në Serie A.
32-vjeçari, i cili u shpall Lojtari i Vitit i UEFA-s për sezonin 2017/18 të enjten mbrëma, ishte subjekt i një interesimi të madh nga Interi pas Kupës së Botës, transmeton Express.
Megjithatë, përfaqësuesi kroat thotë se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll.
I pyetur nëse ka qenë buzë largimit nga Real Madridi, ai tha: “Jo, jam në klubin më të mirë në botë, aty ku dua të jem. Jam i lumtur që jam këtu dhe asgjë tjetër. Dua të vazhdoj të punoj dhe t’i bëj gjërat mirë, siç i kam bërë në gjashtë vitet e fundit”. /Express/


