Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Milani dhe do të rikthehet në Allsvenskan për të luajtur për Hammarby, sipas Jesper Jansson, drejtorit sportiv të klubit suedez.
Ibrahimovic u rikthye në Suedi në fund të marsit pas shpërthimit të pandemisë koronavirus, si pasojë e të cilës u pezullua edhe sezoni në Serie A, transmeton Gazeta Express.
38-vjeçari ka punuar në atdheun e vet për ta ruajtur kondicionin fizik duke stërvitur skuadrën e Hammarby, klubin në të cilin u bë bashkëpronar në nëntor.
Ish-sulmuesi i La Galaxy iu bashkua Milanit në janar duke nënshkruar marrëveshje afatshkurtër dhe siç qëndrojnë gjërat, ai do të jetë lojtar i lirë në verë pas përfundimit të sezonit.
Ibrahimovic e ka pranuar se nuk është i sigurt nëse do të luajë edhe sezonin e ardhshëm dhe Jasson beson se ka shumë mundësi që ai të luajë në atdhe.
I pyetur nëse Hammarby mund ta sjellë në skuadër ish-përfaqësuesin i Suedisë këtë verë, Jasson tha: “Mbase, mendoj se po. Por vetëm Zlatani e di”.
“Deri tani ai nuk ka thënë asgjë rreth kësaj dhe, natyrisht, nuk ka nevojë t’i tregoj atij se e dëshirojmë këtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/


