Haaland, s’i frikësohet Bayernit: Këto janë ndeshjet e mia të preferuara

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Erling Haaland thotë se nuk është i shqetësuar nga përballja e së martës kundër një skuadre plot yje të Bayern Munichut – ndeshje kjo që mund të jetë më e madhja në karrierën e tij deri më tani.

Dortmundi do ta presë Bayern Munichun të martën, në një përballje të rëndësishme për garën për titulli, pasi që skuadra e Lucien Favre dëshiron ta zvogëlojë diferencën prej katër pikësh me Bayernin në krye të tabelës, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë para “Klassiker”, Haalandit iu theksua që në skuadrën e Bayernit ka lojtarë si Manuel Neuer, Jerome Boateng dhe Benjamin Pavard, të cilët do të duhet t’i mposhtë për të shënuar.

Mirëpo, para këtij derbi të rëndësishëm, pas së cilit skuadrat i kanë vetëm edhe nga gjashtë ndeshje, Haalandi s’po e ndien presionin.

“Jo, presioni s’më brengos mua. Mua më pëlqen të luaj në ndeshje të këtilla dhe, që të jem i sinqertë, këto janë ndeshjet të cilat më pëlqejnë më së shumti”, ka thënë Haaland.

“Unë mezi po e pres këtë ndeshje kundër një skuadre shumë të mirë të Bayernit. Unë tentoj të jem sa më i qetë që të jetë e mundur dhe të mos mendoj shumë për ndeshjen. Ata kanë fitues të Kupës së Botës në skuadër, por edhe ne kemi”.

“Unë e di se ne e kemi një skuadër shumë të mirë, por edhe Bayerni e ka një skuadër të mirë, kështu që do të jetë një ndeshje interesante. Unë e shoh çdo bashkëlojtar timin në stërvitje dhe e shoh se sa të mirë janë dhe ne duam t’i arrijmë synimet tona, kështu që mezi po e pres këtë ndeshje”.

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...