Haaland i kryen vizitat mjekësore në klubin e ri

PUBLIKUAR

Erling Braut Haaland do të jetë lojtar i ri i Manchester Cityt.

Do të jetë ai numri 9 i Pep Guardiolës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali belg “DHNet’, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, sulmuesi i Borussia Dortmundit i ka kryer edhe vizitat mjekësore tek “Citizens”, më saktësisht në Bruksel.

Me këtë rast, gjatë kësaj jave pritet të bëhet edhe zyrtar transferimi i tij në “Etihad Stadium”.

Dortmundi, nga shitja e përfaqësuesit norvegjez do t’i fitojë 75 milionë euro.

Ndërsa, sulmuesi i rrezikshëm do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, derisa do të paguhet 30 milionë euro në vit, përfshi këtu edhe bonuset.

Ndërkohë, klubi gjerman gjatë javës do ta transferojë pasuesin e Haalandit, Karim Adeyemi nga Red Bull Salzburg.

Norvegjezi kërkohej edhe nga Real Madridi, por në fund vendosi t’i bashkohet klubit në të cilin ka luajtur edhe babai i tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...