Haaland: Guardiola është pak i çmendur dhe kjo më pëlqen

PUBLIKUAR

Erling Holand ndau emocionet e tij pas debutimit me Manchester Cityn, teksa ka folur edhe për trajnerin Pep Guardiola.

Norvegjezi luajti për herë të parë për klubin anglez pasi u transferua nga Borussia Dortmund dhe shënoi kundër Bayern Munichit, teksa kampionët anglezë fituan 1:0, transmeton Gazeta Express.

“Një fillim i mirë, shënova një gol të mrekullueshëm, pati një atmosferë të shkëlqyer në ndeshje. Kështu që shkoi mirë. Kam pritshmëri të mëdha për sezonin. Mendoj se do të jetë një sezon shumë i mirë”, tha Haaland.

22-vjeçari foli edhe për trajnerin, Pep Guardiola, për të cilin tha se është pak i çmendur.

“Guardiola është pak i çmendur dhe kjo më pëlqen. Do të jetë argëtuese. Unë jam në Manchester City që një javë, kështu që nuk mund të them ende shumë. Por, unë jam stërvitur mirë. Unë jam gati”, shtoi ai.

Kujtojmë se Erling Haaland te Manchester City u transferua nga Borussia Dortmundi.

Ai vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, teksa me “Qytetarët” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...