Legjenda e Real Madridit, Jose Maria Guti, ka sulmuar keq Atletico Madridin dhe Barcelonën.
Dikur mesfushori eminent i klubit mbretëror ka shfrytëzuar daljen e fundit para gazetarëve për të sulmuar Simeonen i cili tha se Reali po ndihmohet nga gjyqtarët.
“Simeone tha se Reali po ndihmohet nga gjyqtarët? Nëse dikush është ndihmuar, atëherë është Barca, me penalti të pa drejta dhe gola në pozita jashtë loje”, u shpreh ai.
Guti ka dhenë një intervistë të gjatë duke folur për shumë gjëra rreth Real Madridit dhe Barcelonës. /Telegrafi/


