Gundogan do t’i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Ilkay Gundogan duket se është afër për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Reprezentuesi gjerman raportohet se është gjithnjë e më afër kalimit te Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Sipas “SPORT”, Gundogan është afër nënshkrimit të një kontratë tre-vjeçare me Barcelonën.

32-vjeçari në “Camp Nou” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në fund të këtij muaji.

Gundogan thuhet se do të njoftojë për vendimin e tij para finales së Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor.

Kujtojmë se Barça synon që përforcimet t’i bëjë duke nënshkruar me futbollistë të lirë, ose të transferojë ndonjë me kosto të ulët, duke marrë parasysh se po përballet me probleme financiare.

Ndryshe, Gundogan është pjesë e “Qytetarëve” që nga viti 2016.

Pas kurorëzimit me titullin e kampionit në Premierligë, kapiteni Gundogan tani synon të kompletojë tripletën me Man Cityt, duke triumfuar edhe në finalen e Kupës FA, si dhe në atë të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...