Gucati: Kemi përkrahje politike për ndryshimin e Ligjit për Specialen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan me urdhër të gjykatës

Nga raporti 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se në bazë...

Edhe dy raste të dhunës në familje në Lipjan

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se viktima femër kosovare ka njoftuar...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se nga dita e premte do ta fillojnë nënshkrimin e një peticioni, i cili ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se beson fuqishëm se përmes këtij peticioni, do të arrihet të ndryshohet ky ligj.

Gucati ka bërë të ditur se për këtë qëllim, veteranët kanë përkrahjen e të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, përmes ndryshimit të këtij ligji, do t’i mundësohet Gjykatës Speciale të merret edhe me krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.

Gucati ka treguar se pas mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve, peticioni do t’u dorëzohet kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

QKMK thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë sot përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë të...