Gucati dhe Haradinaj rideklarohen të pafajshëm, gjykatësi i paralajmëron se mund të përjashtohen nga gjykimi

PUBLIKUAR

Sot ka nisur gjykimi në rastin e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Të dy, janë deklaruar të pafajshëm kur janë pyetur sot nga kryetari i trupit gjykues, raporton Gazeta Express.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, përpara se t’i përgjigjej pyetjeve të rëndomta të kryetarit të trupit gjykues, shprehu dëshirën për të lexuar diçka. Por, kryetari i trupit gjykues nuk e la, duke i thënë të përgjigjej në pyetjet e shtruara, sepse, “do të ketë kohë më pas për gjërat e tjera”.

“Para se të deklarohem, do të kisha pasur dëshirë të mi jepni dy minuta kohë për të lexuar diçka për biografinë time”, tha Gucati.

Kur u pyet për ta konfirmuar deklarimin e tij rreth fajësisë për akuzat e paraqitura, Gucati pohoi për ta konfirmuar deklarimin e tij si i pafajshëm në paraqitjen e parë të tij para kësaj gjykate.

“I pafajshëm jam plotësisht”, tha edhe nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Paraprakisht, ai tha se s’mund t’i kuptojë akuzat kundër tij.

“Unë as nuk mund ta kuptoj, por atë që e lexuat e kuptova”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i trupit gjykues më pas i njoftoi Gucatin dhe Haradinajn lidhur me të drejtat e tyre gjatë procesit gjyqësor, si dhe i paralajmëroi se mund të përjashtohen nga gjykimi në rast se nuk sillen mirë.

“Nëse ju nuk silleni mirë pas një paralajmërimi të dhënë, një sjellje e tij mund të rezultojë me largimin tuaj nga salla. Nëse kjo ndodhë, atëherë ju do të përfaqësoheni nga avokatët”, tha kryetari i trupit gjykues.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...