Guardiola: Yaya Toure gënjeu

PUBLIKUAR

Duke folur për herë të parë që prej akuzave tronditëse për racizëm të Yaya Toures, Pep Guardiola ka pyetur pse mesfushori i Bregut të Fildishtë nuk e kishte ngritur këtë çështje sa ishte në klub.

Toure largohet nga Manchester City këtë verë dhe ka pohuar ditë më parë se trajneri i tij në dy sezonet e fundit, dhe në sezone tjera të mëparshme në Barcelonë, ka probleme me lojtarët afrikanë, transmeton Gazeta Express.

Por, trajneri spanjoll i ka quajtur gënjeshtra komentet e Toures për racizëm.

“Janë gënjeshtra dhe ai e di”, ka thënë Guardiola për TV3.

“Kemi pasur dy vite së bashku dhe ai tani e gjen kohën për ta thënë këtë?”

“Kurrë nuk ma ka thënë në fytyrë”, insistoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...