Renovimi i kontratës me Raheem Sterling ëstë “shumë i rëndësishëm” si për klubin ashtu edhe për trajnerin e Manchester Cityit, Pep Guardiolan
Sterling ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në City këtë sezon, derisa të martën e kësaj javë ai lujti në qendër të sulmit në barazimin kundër Italisë 1-1.
“Pa asnjë dyshim është shumë i rëndësishëm”, tha Guardiola.
“Por marrëveshjet janë marrëveshje, agjentët janë ata që punojnë në këto rrethana dhe normalisht edhe klube tjera janë të interesuar për të. Kështu që mendoi se do ta bëjmë kontratë e edhe ai e di sa është i rëndësishëm për ne”, ka thënë trajneri spanjoll. /GazetaExpress/


