Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka bërë të qartë rëndësinë e mesfushorit belg Kevin de Bruyne në skuadrën e tij, duke thënë se nuk do ta shiste atë as për 250 milionë euro.
De Bruyne ishte lojtar kyç në triumfin e Manchester Cityt sezonin e kaluar në Premierligë dhe për trajnerin spanjoll është lojtar që nuk shitet për asnjë çmim, transmeton Express.
Guardiola foli të premten në një konferencë për media para ndeshjes së Manchester Cityt ndaj Fulhamit të shtunën, ku i bëri të njohura ndjenjat e tij rreth shitjes së mundshme të belgut.
“[Jorge] Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë [De Bruyne] për 250 milionë euro, i thashë jo. Në Angli lojtarët nuk kanë klauzola lirimi”, tha Guardiola.


