Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit, arrihet marrëveshja

PUBLIKUAR

Vetëm pesë ditë pasi u konfirmuara largimi i Massmiliano Allegrit nga pozita e trajnerit, Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën.

Sipas raportimeve të gazetarit italian Adriano del Monte, që punon në Radio Sportiva, Pep Guardiola tashmë e ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian Juventus, transmeton Gazeta Express.

Takimi

Trajneri i Manchester Cityt u takua të martën në Milano me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin. Guardiola besohet të jetë opsioni i parë i “Zonjës së Vjetër” për pozitën e trajnerit, pasi që Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Suksesi i së tashmes dhe i së ardhmes

Së fundi, Guardiola shkroi historinë duke u bërë klubi i parë anglez që arrin t’i fitojë trofetë e tri garave vendore brenda një sezoni, përkundër që në Premierligë e pati njërin prej kundërshtarëve më sfidues në histori, Liverpoolin.

Megjithatë, suksesi i mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor për ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munichut dhe Juventusi beson se ai mund të jetë personi që mund t’ia fitojë klubit trofeun e parë të garës më prestigjioze të Evropës që nga viti 1996. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...