Guardiola synon transferimin e Neymarit

PUBLIKUAR

Manchester City thuhet se mund të tentojë transferimin e Neymarit në afatin kalimtar të verës.

Vërshëllimet dhe fyerjet e rënda që ai mori nga tifozët të dielën gjatë ndeshjes ndaj Bordeaux, kanë bërë që braziliani të mendojë largimin nga “Parc des Princes”.

Neymar u lidh vazhdimisht me një rikthim te Barcelona vitin e kaluar, megjithëse një lëvizje e tillë nuk ndodhi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, raportimet e fundit thonë se edhe Paris Saint-Germaini dëshiron ta shesë 30-vjeçarin në afatin e verës. Dhe, sipas “Fichajes”, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guradiola, dëshiron ta transferojë atë në “Etihad”.

Barcelona shihet si rival i Cityt në këtë rast, por Neymar me rikthim eventual në “Camp Nou” mund të “goditet” nga një ulje e pagës.

Reprezentuesi i Brazilit ka kontratë të vlefshme me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...