Guardiola: S’kam mbrojtje, Juventusi është i fortë

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka folur rreth sfidës me skuadrën italiane të Juventusit.

Bayern Munich do të takohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me kampionin italian, ndërsa trajneri spanjoll i bavarezëve ka probleme në repartin mbrojtës.

Ai po e konsideron si një ndër ekipet më të forta Juventusi, shto edhe faktin se Rekordmeister kanë një numër të madh të lojtarëve të lënduar, transmeton Telegrafi.

“Juventusi është një nga skuadrat më të forta në Evropë dhe fatkeqësisht do të duhet të kemi disa mungesa për këtë sfidë. Në kampionat në dy ndeshjet e fundit kam qenë i detyruar të luaj pa qendërmbrojtës dhe kurrë nuk e kisha bërë një gjë të tillë në karrierën time”.

“Shpresoj që kundër bardhezinjve do të rikuperojmë ndonjë mbrojtës, por do të jetë e vështirë të luajmë pa qendërmbrojtës të pastër. Por shpirti i skuadrës është gjëja më e rëndësishme tani”, ka thënë Guardiola.

Juve dhe Bayern do të takohen javën e ardhshme (e martë) në stadiumin “Juventus Arena” me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...