Guardiola po mendon për blerje të reja në janar

PUBLIKUAR

Pep Guardiola është duke menduar të blejë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e Manchester Cityt.

Manchester City i ka fituar 14 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke vënë rekord të ri për më së shumti fitore radhazi brenda një sezoni, dhe tani ka 11 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Manchester United, transmeton Express.

Por, mbrojtja e Cityt ka vuajtur nga dëmtimet, me Benjamin Mendy, John Stones dhe Vincent Kompany të lënduar gjatë kësaj periudhe.

“Jemi duke menduar për këtë”, ka thënë Guardiola i pyetur rreth transferimeve të mundshme.

“Në mbrojtje kemi shumë, shumë, shumë, shumë pak lojtarë dhe jemi në telashe për t’u përball me konkurrencën në të gjitha garat”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...