Guardiola nuk e përjashton Serinë A

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Pep mund ta provojë në të ardhmen një eksperiencë në Itali, pas atyre në Spanjë, Gjermani e Angli

Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta drejtojë ndonjë ekip në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Trajneri spanjoll ka punuar deri tash në La Liga, Bundesliga e Premierligë, prandaj kampionati italian mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

I pyetur nëse do ta drejtonte ndonjë klub italian në të ardhmen, trajneri i suksesshëm nuk ka thënë jo.

Gjatë verës që shkoi spekulohej se Guardiola do ta merrte në dorë ekipin e Juventusit, por ai preferoi të qëndronte në Manchester City.

Ish-futbollisti i njohur spanjoll ka kontratë me klubin nga “Etihad Stadium” deri në vitin 2021, por shpesh spekulohet se ai e do një sfidë të re.

48 vjeçari nuk i ka kaluar kurrë më shumë se katër sezone në një klub gjatë karrierës së tij si trajner.

Ai ka fituar trofe të shumtë gjatë eksperiencave në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...