Guardiola: Nuk e kemi fituar titullin

PUBLIKUAR

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka kërkuar nga të zgjedhurit e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë pas fitores së thellë ndaj Borussia Dortmundit.

Bavarezët e shkelën me rezultat 5-1 konkurrentin për titull duke treguar forcën në Bundesliga.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në po aq ndeshje në kampionat, ndërsa janë shtatë pikë larg pozitës së dytë në tabelë.

“Dua t’i uroj lojtarët. Vuajtëm në fillim dhe nuk krijuam shumë raste para golit të parë”.

“Fituam 5-1, por bëmë shumë gabime, të cilat duhet t’i korrigjojmë. Jemi të lumtur, sepse mposhtëm një prej skuadrave më të mira në Evropë”.

“Askush nuk e ka fituar titullin e Gjermanisë që tani. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...