Spanjolli ka filluar të krijojë listën e blerjes së lojtarëve me drejtorin sportiv, Txiki Begiristain, ku dëshiron të sjellë në ekip të paktën tetë lojtarë, por asnjë nga skuadra e Camp Nous.
Pep Guardiola nuk do të përpiqet të transferojë asnjë lojtar nga Barcelona, kur të merr postin e trajnerit të Manchester Cityt.
Spanjolli nuk do të përpiqet që të josh Lionnel Messin, Neymarin apo edhe Luis Suarezin për të lëvizur në drejtim të Etihad Stadium, edhe pse do të rindërtojë një skuadër të re të Citizens.
Guardiola ka përpiluar listën që i duhen në repartin e mbrojtjes, por planifikon të blej të paktën edhe dy mesfushorë qendror dhe një tjetër sulmues, i cili do ta ndihmonte argjentinasin, Sergio Aguero. /Telegrafi/


