“Paraqitja jonë në Madrid ishte shumë e mirë, por rezultati jo. Është e rrezikshme të mos shënosh në ndeshje të tilla, por e kemi treguar edhe në situata të tjera se mund t’ia dalim mbanë”.
Në lidhje me uljen në stol të Riberys dhe Mullerit në Madrid edhe këtë e sqaroi.
“Ribery kishte një problem të vogël fizik, ndërsa Mulleri ishte vendim taktik. Gjithsesi, formacioni kishte funksionuar ndaj Benficas dhe Juventusit, ndërsa këtë radhë nuk funksionoi”.
Të shtunën luhet kundër Gladbahut dhe Guardiola ka një dëshirë.
“Nuk jam në mendjen e lojtarëve të mi, por mendoj se do të ishte mirë për të gjithë nëse e prisnim Atleticon si kampionët e rinj të Gjermanisë”, ka përfunduar Guardiola. /Telegrafi/


