Guardiola: Napoli ishin të jashtëzakonshëm

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola e ka quajtur Napolin “një skuadër të jashtëzakonshme” dhe ka lavdëruar Carlo Ancelottin

Napoli e mposhti Liverpoolin në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe City përballet me Reds të dielën, kurse katalunasi është pyetur se a është befasuar me rezultatin e kësaj ndeshje.

“Befasoheni sepse nuk ndodh kjo gjë shpesh në Europë”, është përgjigjur Guardiola.

“Napoli është një skuadër e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme. Ata luajnë aq mirë, kanë një menaxher të madh dhe kanë bërë një paraqitje shumë të mirë deri me tani”.

“Kur luani jashtë  është totalisht ndryshe sikurse është këtu në Premier Ligë. Niveli është më i lartë, kundërshtarët po ashtu, mënyra si ata luajnë, personaliteti, kurajo të bën top skuadër”.

“Në Europë të gjithë-apo shumica-janë të tila. Natyrisht, Liverpooli u përpoq të luante lojën e tyre por duhet dhënë meritat Napolit për atë që bën”.

“Nuk mendoj që Liverpool luajti keq. Ata u përpoqën dhe kishin disa momente në sulm dhe në mbrojtje, kështu që nuk kishte befasi? Nuk befasohem sepse Napoli luan mirë”, tha në fund Guardiola. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...