Guardiola mund të largohet nga City në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021, por palët mund të ndahen gjatë verës së ardhshme. Kampioni spanjoll duket se ka gjetur tashmë pasardhësin e Pep

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Në atë periudhë, klauzola e kontratës së tij do të përfundojë, prandaj trajneri spanjoll mund t’i japë fund eksperiencës në “Etihad Stadium”.

Kontrata e Guardolës me “Citizens” skadon në vitin 2021, por “Daily Mail” shkruan se spanjolli do të lejohet të largohet një vit më herët nëse ai do.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit thuhet se e kanë zgjedhur pasardhësin e Pep.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, të cilin thuhet se e pëlqejnë edhe Bayern Munichu e Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...