Guardiola lëvdata për Costan dhe Comanin

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ka thënë vetëm fjalë të mira për dy lojtarët e ardhur në këtë afat kalimtar, Douglas Costan dhe Kingsley Comanin.

Lojtarët shkëlqyen në ndeshje me Dinamo Zagrebin (5-0), ndërsa Robert Lewandowski shënoi het-trik.

“Ne treguan paraqitje të mirë për 90 minuta”.

“Stili jonë i lojës është përmirësuar me ardhjen e Douglas Costas dhe Kinsgley Comanit. Mund të përdorim të gjithë fushën dhe të krijojmë raste për Lewandowskin dhe Thomas Muller”.

“Tani kemi gjashtë pikë dhe jemi në formë të mirë”, ka thënë Guardiola.

Trajneri spanjoll ka shtuar se lojtarët do të jenë nesër në Oktoberfest, ndërsa pas saj do të mendojnë për Dortmundin. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...